Ilustrim/Arkiva

Gjuajtje me armë në autostradë

Një person ka raportuar në polici se është gjuajtur me armë zjarri në autostradë më saktësisht në fshatin Sllatinë.

Ngjarja ka ndodhur orët e mbrëmjes së kaluar ndërsa viktima ka treguar edhe ngjarjen.

Sipas viktimës deri sa ishte me veturë duke udhëtuar, një person tjetër i dyshuar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore dhe kanë gjetur dy gëzhoja të plumbave.

Sipas policisë në lidhje me këtë rast nuk është raportuar për të lënduar e as dëme në veturën e viktimës.

I dyshuari sipas raportit policor është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa rasti po hetohet nga njësitet relevante të policisë.