Ilustrim

Gjuajti tre herë me pistoletë brenda një kafiterie në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Në një lokal në rrugën “Mujë Krasniqi” në Prishtinë, një i dyshuar ka hyrë brenda, ka shtënë tre herë me postoletë dhe më pas është larguar.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar pronari i kafiterisë ku ka ndodhur ngjarja.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarje janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa një pistoletë është gjetur rreth 50 metra larg lokalit.

Pistoleta dhe gëzhojat janë konfiskuar ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është raportuar dje në orët e mbrëmjes dhe Policia e ka cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.