Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë kalon në mësim online

Shkolla e mesme e lartë “Sami Frashëri” në Prishtinë nga nesër do të kalojë në mësim online për shkak të rasteve të reja me coronavirus në këtë shkollë.

Shkuarja në mësim online për dy javë do të bëhet me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Ditëve të fundit në shkollën ‘Sami Frashëri’ kanë rezultuar tre mësimdhënës dhe 12 grupe të klasave në vetizolim”, thuhet në rekomandim.

Si pasojë e COVID-19, disa shkolla tashmë në kryeqytetet kanë kaluar në mësim online.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 viktima dhe 914 raste të reja me COVID-19./21media