Gjilani

Gjilan, të dielen bllokohet rruga kryesore në qendër të qytetit

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se të dielen do të bllokohet rruga kryesore në qendër të qytetit për të gjitha automjetet.

Ky bllokim do jetë nga ora 06:00 deri në 19:00.

Sipas njoftimit ky bllokim vjen si pasojë e asfaltimit për zgjerim të rrugës në bulevardet ‘Ibrahim Rugova’, dhe ‘Skënderbeu’.

“Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se të dielën (30.08.2020), nga ora 6:00 deri në ora 19:00, do të bllokohet rruga kryesore në qendër të qytetit për të gjitha automjetet, nga semaforët e deri tek rreth rrotullimi afër Sahatkullës.

Arsyeja e ndalimit të qarkullimit në bulevardet “Ibrahim Rugova” dhe “Skënderbeu”, është asfaltimi i projekti të zgjerimit të rrugës,” thuhet në njoftim.

 

 

Shënim- Artikulli është edituar pasi fillimisht ishte raportuar gabimisht se bllokimi do të bëhet të shtunën (nesër) e jo të dielen.