Ilustrim

Gjilan, qytetari goditet nga predha e plumbit para shtëpisë së tij

Një burrë nga Gjilani ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një predhë e plumbit, gjatë kohës sa ishte duke qëndruar para shtëpisë së tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, predha e plumbit dyshohet të jetë e pushkës ajrore.

Tutje është njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00 dhe se viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

Policia ka thënë se lidhur me rastin është informuar dhe prokurori.