Gjilan, priten rezultatet e rreth 90 mostrave për COVID-19

Rreth 90 gjilanas janë në pritje të rezultateve të testit të coronavirusit.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, tha për KALLXO.com se mostrat e marrura nga data nëntë korrik e deri më sot ende nuk janë marrë nga Instituti Kombetar i Shëndetësisë Publike.

Gjithashtu, ai theksoi se sot janë marrë rreth 30 mostra të testeve të coronavirusit.

Drejtori, potencoi se 17 pacientë me COVID-19 janë të  hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe personat tjerë janë në vetizolim.

Sipas rekomandimit të IKShPK-së më nuk do të ketë ritestime për të parë nëse janë shëruar personat e infektuar nga pandemia, pas 14 ditë izolimi në rast se nuk kanë simptoma shpallen të shëruar.

Në këtë komunë janë 126 raste aktive me COVID-19, 158 të tjerë janë shëruar dhe pesë kanë vdekur.

Nga rezultatet e IKShPK-së, mbrëmë në Gjilan kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 tre persona.

Kujtojmë se sot në fshatin Cërrnic ka vdekur një pacient i cili ka qenë i infektuar me coronavirus.

Kryetari, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerit.

Vdes një person i infektuar me COVID-19 nga Cërrnica e Gjilanit