Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Gjeti kuletën me para e dokumente, e dorëzon në Polici

Një qytetar kishte gjetur një kuletë me para dhe dokumente personale, të cilën e kishte dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Ai aty ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat më pas iu janë kthyer pronarit.

Policia e Kosovës në një njoftim që ka bërë për këtë rast ka thënë se vazhdojnë të mbesin adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.

Tutje kanë thënë se e çmojnë gjestin e qytetarit në fjalë dhe se falënderojë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.