Gjendja në lumin Lushta në Mitrovicë pas vërshimeve - VIDEO

Disa rajone të Kosovës që nga dita e djeshme janë duke u përballur me vërshime shkaku i reshjeve të shiut.

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com nga tereni sjell gjendjen momentale të lumit Lushta në Mitrovicë.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se dje në Mitrovicë është krijuar situatë e vështirë nga vërshimet. Pas reshjeve të shiut, uji në lumin Ibër pjesërisht kishte dal nga shtrati.

KALLXO.com po raporton vazhdimisht lidhur me këtë situatë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar disa zona të cilat mund të kenë situatë të vështirë si pasojë e reshjeve të shiut.