Foto-ilustrim

Gjendet një mjet shpërthyes në një fshat të Mitrovicës

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në një fshat të Mitrovicës gjatë ditës së sotme.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Rajonit të Mitrovicës Avni Zahiti, i cili tregoi se mjeti i dyshuar është tërhequr.

Ai shtoi se mjeti është gjetur në fshatin Vaganicë të Komunës së Mitrovicës.

“Pas raportimit për mjetin e dyshuar është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes ndërsa më pas edhe mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësiti i deminimit”, tha Zahiti për KALLXO.com.