Ilustrim

Gjendet një mjet shpërthyes në Deçan

Një mjet shpërthimi është gjetur në fshatin Prilep të Deçanit.

Për këtë rast qytetari kishte lajmëruar Policinë e Kosovës. Më pas në vend të ngjarjes përveç Policisë ishin të pranishëm edhe njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në raport thuhet se FSK ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes dhe në mënyrë të kontrolluar ka bërë shpërthimin e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10 në mëngjes.