Gjendet një burrë pa shenje jete në Podujevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në fshatin Lladrofc të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në fshatin Lladrofc të komunës së Podujevës, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”-ka deklaruar Ahmeti për KALLXO.com.

Tutje, Ahmeti potencoi se “përkundër që ka elemennte që sugjerojnë për vetëvrasje”, policia ka nisur hetim lidhur me vdekjen.

” Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmojnë hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”- shtoi më tej Ahmeti.