Ilustrim

Gjendet mjet shpërthyes në Rahovec

Një person ka raportuar dje për një mjet të pashpërthyer në Rahovec.

Sipas njoftimit të Policisë, në oborrin e shtëpisë së tij ai kishte gjetur dy thasë.

Në thasë dyshohet të ketë pasur mjete shpërthyese.

Njësitet policore kishin dalë në vend të ngjarjes dhe kanë tërhequr mjetet shpërthyese.