Foto: screenshot

Gjendet i vdekur aktori i serialit komik “Friends”

Aktori amerikan Matthew Perry, i njohur më së miri për rolin e Chandler Bing-ut në filmin hit të viteve ’90 “Friends”, ka vdekur në moshën 54-vjeçare.

Siç raporton BBC, aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, thanë burimet e zbatimit të ligjit për mediat amerikane.

Seriali “Friends” u transmetua nga viti 1994 deri në 2004.

Episodi i tij i fundit u shikua nga 52.5 milionë persona në SHBA, duke e bërë atë episodin më të ndjekur televiziv të viteve 2000.

Warner Bros TV, i cili prodhoi serialin “Friends”, tha se “ne jemi të shkatërruar nga vdekja e mikut tonë të dashur Matthew Perry”.

“Matthew ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar dhe një pjesë e pashlyeshme e familjes së grupit televiziv Warner Bros” – thuhej në deklaratë, raporton BBC.