
Gjenden mbetje mortore në Prishtinë
28.1.2023 - 08:51
Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë janë gjetur eshtra njeriu.
Sipas forcave të rendit, rasti është duke u hetuar.
“Dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.