Policia/Ilustrim

Gjatë transportit të fëmijëve shoferit i bllokohet rruga nga një furgon tjetër

Gjatë ditës së djeshme, në Soçanicë në Mitrovicë të Veriut është hapur një rast i vetëgjyqësisë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, një person ka raportuar se përderisa ishte duke bërë transportin e fëmijëve, me furgon është bllokuar nga furgoni i të dyshuarit.

Njësitet policore kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë larguar furgonin e të dyshuarit.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervisitmit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.