Ndalet në Leposaviq një furgon me mallra të kontrabanduara nga Serbia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq nën dyshimin për kontrabandë.

Në një pikë kontrolli, rreth orës 19:30 policia ka vërejtur një furgon të dyshimtë të cilin më pas edhe e ka ndaluar.

Mallrat të cilat po dyshohen se u kontrabanduan, Foto:KALLXO.com

Përmes rrugëve ilegale i dyshuari me inicialet B.M. nga Serbia po dyshohet se po kontrabandonte mallra, më saktësisht teknikë të bardhë.

Arrestimi ka ndodhur siç thonë burimet e KALLXO.com në vendin e quajtur “Jezero” në Komunën e Leposaviqit.