21 nxënës të lënduar nga aksidenti në Graçanicë

21 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Graçanicë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 6:30 në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti zyrtar të policisë dhe një furgoni që transportonte nxënës. Deri më tani 21 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se rastin po merret njësiti i trafikut.

KALLXO.com raportoj më herët për aksidentin i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Graçanicë, ku ishin përfshirë një veturë e policisë dhe një furgon që transportonte nxënës.