Gjakovë, thyhen xhamat e dy ordinancave të QMF-së
15.3.2022 - 11:04
Një grua, punëtore në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Orize në Gjakovë, ka raportuar se ka vërejtur se dy xhama të dy ordinancave janë thyer.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Anton Qeta”, në Gjakovë dje rreth orës 07:25.
Thyerja e xhamave dyshohet se mund të jetë bërë nga fëmijët nga parku në afërsi të QMF-së, thuhet në raportin e Policisë.
PK ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.