Foto: Ilustrim

Gjakovë, rrah bashkëshorten dhe vajzën

Policia ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Moglicë të Gjakovës mbrëmë rreth orës 19:30.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar për shkak të dyshimit se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.