ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Gjakovë, motrat e denoncojnë vëllain për sulm

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë dy raste janë raportuar në Prishtinë, një është raportuar në Shtërpcë, një në Gjakovë dhe një tjetër në Fushë Kosovë.

Një grua në Shtëpcë ka raportuar se bashkëshorti i saj me probleme psiqike e ka sulmuar atë fizikisht.

Policia ka njoftuar se viktima dhe i dyshuari janë dërguar në QMF ku ka kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar për trajtim psikiatrik jashtë vendit.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori” – ka njoftuar policia.

Ndërsa në Gjakovë, dy motra kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga vëllau i tyre. Sipas viktimave, rasti dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie.

“Viktimave u është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”- ka njoftuar policia.

E dy raste të tjera janë raportuar në Prishtinë.

Një grua ka raportuar se ish- bashkëshorti i saj vazhdimisht e shqetëson dhe e kanos.

“I dyshuari është intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt”- ka njoftuar policia.

Teksa një burrë është arrestuar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë.

Pas një mosmarrëveshjeje verbale, një grua në Fushë Kosovë raportoi se u sulmua fizikisht nga personi me të cilin bashkëjetojnë.

“Palët janë duke u intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar”- thuhet tutje në raport.

Ndryshe rasti kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.