Gjakovë, ia vjedhin në shtëpi pistoletën dhe 12 fishekë

Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se në shtëpinë e tij nga dollapi i tij i është vjedhur kasaforta në të cilën e kishte pistoletën me 12 fishekë dhe tre karikatorë të zbrazët.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në fshatin Rakovinë të Gjakovës dje rreth orës 17:00.

Tutje Policia sqaron se rasti është duke u hetuar.