Foto: Kallxo.com

Gjakovë- fillon protesta kundër ardhjes së pelegrinëve serbë

Në Gjakovë sot po mbahet një protestë e qytetarëve dhe nënave gjakovare, kundër ardhjes së pelegrinëve serbë.

Një grup qytetarësh kanë dalë me pankarta para kishës për ta kundërshtuar këtë vizitë dhe duke kërkuar zbardhjen e fatit të qindra banorëve të Gjakovës që janë të zhdukur që nga lufta e viteve 1998-1999.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

Kjo protestë tashmë është bërë simbolike, ndonëse në  dy vite të fundit serbët vizita e serbëve në kishën e qytetit ishte anuluar në momentin e fundit për shkak të protestave.

Në këtë komunë, çdo vit pelegrinët serb në mënyrë tradicionale kishin vizituar kishën e Gjakovës për krishlindjet ortodokse.

Kallxo.com ka raportuar edhe vitin e kaluar.

Fillon protesta në Gjakovë kundër pelegrinëve serb- FOTO – VIDEO

Protesta kundër pelegrinëve serb në Gjakovë, flet komandanti i Policisë

Shpërndahen protestuesit, pelegrinët serb nuk erdhën në Gjakovë

MPJ reagon rreth vizitës së pelegrinëve serbë