Kryeministri britanik, Boris Johnson

Gazetarët bojkotuan konferencën e kryeministrit britanik pasi u përjashtuan disa media

Gazetarët u larguan nga një konferencë e mbajtur nga kryeministri britanik, Boris Johnson, për planet e Brexit-it, pasi drejtori i komunikimit të kryeministrit ndau mediat që do të mund ta përcjellnin këtë konferencë, duke i larguar të tjerat.

Ndër ata që bojkotuan konferencën ishin kryeredaktorja e BBC-së Laura Kuenssberg dhe Robert Peston i ITV, raporton “The Independent”.

Laboristët e akuzuan kryeministrin se adoptoi taktikat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili rregullisht përjashton reporterët që ai i konsideron si armiqësor.

Një ftesë e dërguar nga Zyra e Kryeministrit ofroi një “raportim teknik” mbi planet e kryeministrit për të negociuar një marrëveshje të tregtisë së lirë të stilit kanadez me BE-në deri në fund të vitit.

Por kur korrespondentët politikë nga daljet e ndryshme mbërritën në Zyrën e Kryeministrit, ata u pyetën për emrat e tyre dhe iu tha që të qëndrojnë në dy grupe në anë të kundërta te salla e hyrjes.

Drejtori i komunikimit, Lee Kain atëherë i ftoi ata që ishin në njërën anë të hynin dhe u tha atyre nga ana tjetër të largoheshin.

I pyetur të shpjegojë pse Zyra e Kryeministrit po mohonte hyrjen e disa mediave – përfshirë “The Independent” – ai u përgjigj: “Ne mirëpresim të informojnë këdo që duam dhe kur të duam.”

Të gjithë korrespodentët refuzuan të marrin pjesë në ngjarje me ato kushte dhe u larguan nga Zyra e Kryeministrit.

Kain nuk pranoi të thoshte se sa para harxhoheshin nga taksapaguesit në konferencën selektive të planifikuar, e cila pritej të përfshinte ekspertë të shërbimit civil, përfshirë kryenegociatorin David Frost, duke shpjeguar detaje të qëndrimit të Britanisë së Madhe në bisedimet e ardhshme.

Sekretari i kulturës, mediave dhe sportit, Tracy Brabin tha: “Liria e shtypit është gurthemel i demokracisë sonë dhe gazetarët duhet të jenë në gjendje ta mbajnë qeverinë para përgjegjësisë. Është shqetësuese që Boris Johnson duket se po përdor taktikat e importuara nga Donald Trump për tu fshehur nga shqyrtimi.

“Marrëveshja e ardhshme tregtare me Bashkimin Evropian është një çështje me rëndësi dhe interes të madh publik. Ata që kanë qasje në informacione kaq të rëndësishme nuk duhet të merren me informacionet e zgjedhura nga Zyra e Kryeministrit.”

Nuk është e rrallë për politikanët dhe këshilltarët e tyre specialë politikë të informojnë media dhe gazetarë të veçantë për planet e tyre.

Shqetësimet në lidhje me përpjekjen e Zyrës së Kryeministrit për të përjashtuar disa media nga konferenca u ngritën në Dhomën e zgjedhur të Parlamentit zëdhënësi i laburistëve, Paul Blomfield, i cili u tha deputetëve: “Nëse qeveria është serioze në bashkimin e njerëzve, ne kemi nevojë për siguri që ata të kryejnë fazën e negociatave në mënyrë të hapur dhe të përgjegjshme, dhe jo duke ua ndaluar gazetarëve pjesëmarrjen në konferencat e tyre.”