Gashi: Marrëveshja e Uashingtonit ka qartësuar se nuk ka ndarje të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka dalë në përkrahje kryeministrit Avdullah Hoti në seancën ku ky i fundit po raporton për dialogun dhe marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë.

“Debati politik në Kosovë dy vitet e fundit është demonizuar nga hipoteza ogurzezë se Kosovës po i përgatitet ndarja në Uashington sepse ky është interes personal i presidentit të Kosovës, i cili ka pranuar një zgjidhje të tillë për t’i shpëtuar akuzave të Hagës”, tha Gashi.

Kurse, sipas tij si pikë e dytë, “prej se është zgjedhur kryeministri Hoti është kritikuar se nuk ka fuqinë burimore politike për të përfaqësuar Kosovën dhe se roli i tij në marrëveshje të Uashingtonit thuhej me përçmim se do të ishte një asistent i Thaçit”.

Gashi ka theksuar se marrëveshja e 4 shtatorit, ka qartësuar se nuk ka ndarje të Kosovës dhe se sipas tij Hoti është përfaqësuesi më legjitim për të nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare në këtë rast me Serbinë.

“Këto janë fakte, të tjerat janë deklarime politike vetëm për konsum vendor”, tha Gashi.

Kryeministri Avdullah Hoti po raporton sot në Kuvend lidhur me dialogun me Serbinë.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 17 septembre 2020