Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gashi: Emërimet e fundit nga Qeveria nuk kanë të bëjnë me fushatë, janë procese të vjetra

Kanë mbetur edhe 1 muaj deri në ditën e zgjedhjeve, por Qeveria në detyrë nuk po i ndal emërimet në pozitat e rëndësishme shtetërore.

Që nga aktgjykimi i Gjykatës Kushteutese, Qeveria Hoti, që është në detyrë, ka emëruar drejtorin e Inspektoratit Policor të Kosovës, drejtorin e Policisë, ka hapur konkursin për drejtor të SHSKUK-së si dhe pritet që së shpejti të emërojë edhe drejtorin e AKI-së.

Sipas ish-shefit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, të gjitha këto pozita ishin shpallur para se të binte Qeveria Hoti.

“Krejt këto pozita janë shpallë pasi është rrëzuar Qeveria. Punësimet nuk lidhen me këto çka po i thoni ju (për fushatë). Konkurset kanë qenë të shpallura shumë më herët. Është proces që ka filluar shumë muaj ma herët”, u shpreh Gashi në “Kallxo Pernime”.

“Më problem është të mbesin bosh këto pozita, sesa të emërohen tash nga Qeveria në detyrë”, tha Gashi.