Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gashi: Asociacioni kundër të cilit u vranë njerëz u shndërrua në të pranueshëm

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka komentuar zhvillimet rreth takimeve të fundit që ka zhvilluar kryeministri Albin Kurti me udhëheqësit europianë dje në Bruksel.

Gashi tha se sipas asaj që ka thënë Kurti, ai e ka pranuar draftin e statusit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Me atë çka pamë dje Kurti ka pranuar një draft të statutit të Asociacionit, të paktën kështu ka deklaruar vetë se unë nuk mund ta them me siguri dhe nuk e marrë përsipër ta them. Asociacioni kundër të cilit u vranë njerëz në këtë vend u shndërrua në të pranueshëm. Kjo është tema për sot. Ky është problemi që e ka Kosova. Kurti duhet të vijë të raportoj në Kuvend, para dhe pas bisedimeve”- tha ai.

Gashi ka thënë se për këtë çështje Kurti duhet të raportoj në Kuvend.

“Ka shku ka bë marrëveshje pas marrëveshjeve. Asnjë nuk është zbatu. Në fund ka mbërri të marrëveshjet e pranverës. Dje doli dhe tha se unë kam pranu draftin e statutit të Asociacionit. Po e gjykoj vetëm lëvizjen politike të Kurtit, nga refuzues absolut dhe sjelljes së vendit të sanksioneve, me kosto të humbjes së jetës së njerëzve, në një pranim kaq të lehtë. Çka ndodhi a duhet të jetë i informuar Kuvendi për këtë metamorfozë”- tha Gashi.

“Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023” – thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria ka lëshuar një komunikatë pas takimeve që kryeministri Albin Kurti ka pasur me udhëheqës europianë sot në Bruksel.

“Republika e Kosovës e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023. Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa” – ka thënë Qeveria e Kosovës.

Qeveria pas takimeve të Kurtit në Bruksel: Kosova ka qenë e gatshme të nënshkruajë marrëveshjet, Serbia jo