Garë e ngushtë në Klinë, AAK vetëm 12 vota para LDK-së

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2019, koalicioni AAK-PSD ka arritur të dal e para në Komunën e Klinës me një rezultat 4456 vota apo 12 vota më shumë se pasuesi LDK e cila është në epërsi tejet të vogël të votave në raport me subjektin tjetër PDK.

Sipas rezultateve të deritashme të KQZ-së, në Komunën e Klinës janë regjistruara rezultate të ngushta e interesante. Qytetarët e kësaj komune e mbajtën “fyt për fyt” garën e pretenduesve për vendin e parë. Ajo çka vërehet në këto rezultate është që subjekti politik LDK ka regjistruar një numër interesant të votave 4444 vota.

Subjekti që ka fituar me shumë vota në këtë komunë është koalicion AAK-PSD i cili në llogari të vetë ka arritur t’i regjistroj 4 mijë e 456 vota me një diferencë tejet të vogël në raport me subjektin politik LDK-në e cila numëron gjithsej 4 mijë e 444 vota apo 12 vota më pak. Pas LDK-së renditet subjekti politik PDK i cili 4 mijë e 412 vota, në raport me LDK-në PDK ka 32 vota më pak përderisa në raport me koalicionin AAK-PSD ka më 44 vota.

Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje e cila është fituese zgjedhje në nivel të Kosovë, në këtë komuna ka arritur t’i grumbulloj gjithsej 1 mijë e 560 vota apo 752 vota më shumë se subjekti politik NISMA e cila ende nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

Komunën e Klinë në regjistrat e votuesve kishte të evidentuar gjithsej 49 mijë e 132 votues potencial. Për nga numri i votuesve kjo komunë është e përafërt me Komunën e Istogut dhe Komunën e Vitisë.

Në komunën e Klinës pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte në nivelin e 35.03 përqind apo mbi 17 mijë e 200 votues.

Kujtojmë se kryetar i Komunës së Klinës është Zenun Elezaj nga radhët e AAK-së.