"LambdaLambdaLambda²", galeria e parë ndërkombëtare e artit bashkëkohor e hapur në Kosovë

Galeria ndërkombëtare e artit bashkëkohor hap galerinë e dytë në Prishtinë

“LambdaLambdaLambda²” është galeria e parë ndërkombëtare e artit bashkëkohor e hapur në Kosovë.

Më 20 korrik do të hapet për publikun edhe galeria e dytë e saj në Prishtinë.

Hapja publike do të bëhet nga ora 12:00 deri me 18:00, me ekspozitën grupore ‘Nothing like home II’ ku marrin pjesë Blerta Hashani, Brilant Milazimi dhe Dardan Zhegrova.

E quajtur “LambdaLambdaLambda²”, kjo hapsirë ndodhet në objektin ‘Mekanizimi’ në Rrugën Fehmi Agani. 

Paralelisht me ekspozitën grupore në galerinë kryesore LambdaLambdaLambda hap eskpozitën tjetër titulluar Newborn nga artisti francez Bruno Serralongue. Newborn hapet të mërkurën, 20 korrik nga ora 17:00 deri në orën 21:00.

LambdaLambdaLambda është galeria e parë ndërkombëtare për artin bashkëkohor në Prishtinë që filloi në fillim të vitit 2015. U themelua nga Isabella Ritter dhe Katharina Schendl. 

Qëllimi i saj është t’u ofrojë artistëve dhe audiencës një mjedis intim dhe joformal të përshtatshëm për eksperimentim, diskutim dhe mësim, veçanërisht duke bashkuar artistë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Nga viti 2015 deri më sot, LambdaLambdaLambda ka hapur 36 ekspozita në galerinë kryesore në Prishtinë. Përveç kësaj, Galeria Lambda është pjesëmarrëse e rregullt e panaireve ndërkombëtare të artit si Art Basel.