Galeria e Arteve/ Foto- Urim Krasniqi

Hapet konkurs për zgjedhjen e drejtorit të Galerisë Kombëtare

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkurs për zgjedhjen e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Njoftimi është dhënë në ueb-faqen e MKRS-së, ndërsa aplikimi nga të interesuarve për këtë pozitë do të bëhet nga 21.10.2021 deri më 04.11.2021.

Kandidatë e interesuar për këtë pozitë, përveç diplomës universitare, duhet të kenë edhe 7 vjet përvojë pune, duke përfshirë 4 vjet përvojë pune në vende udhëheqëse.

Mandati i Drejtorit te Galerisë Kombëtare të Kosovës është 4 vjet, me mundësi rizgjedhjeje.

Pa skadimit të mandati të ish drejtoreshës së Arta Bunjaku – Agani në nëntor të 2020 MKRS hapi konkurs për drejtor të GKK. Por, në fillim të këtij viti u detyrua ta anulojë për mos interesim të kandidatëve.