Foto: Denis Sllovinja / Galeria e Arteve

Anulohet konkursi për drejtor të Galerisë Kombëtare

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka anuluar konkursin për zgjedhjen e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës. MKRS nuk ka dhënë arsyet e anulimin në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e saj.

Konkursi për zgjedhjen e drejtorit të GKK-së është hapur në shtator të 2021, por u bllokua pas intervistimit të kandidatëve, me dyshim për shkelje ligjore dhe administrative.

Javë më parë Kallxo.com pati raportuar për mundësinë e anulimit të konkursit për shkak të dyshimeve për konflikt interesi dhe të një gabimi administrativ në njoftimin për shpalljen e këtij konkursi.

Një konkurs tjetër për zgjedhjen e drejtorit të GKK-së ishte anuluar në janar të 2021, për mos interesim të kandidatëve.