Lajm i keq për sulmuesin shqiptar Armando Broja, lëndohet para ndeshjes me Watford

Sulmuesi në formë i Southampton dhe i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja pritet të mungojë në ndeshjen që ekipi i tij do ta zhvillojë kundër Watford në kuadër të Ligës Angleze të Futbollit.

Nga klubi kanë njoftuar se Broja la lënduar kyçin e këmbës dhe kjo i pamundëson paraqitjen në ndeshjen e ardhshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri i ekipit Ralph Hasenhutt si dhe gazetari i klubit të Southampton, Dan Sheldon.

Armando Broja këtë sezon ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, të cilat I ka realizuar në dy javët e fundit.

“Mendoj se Broja nuk është i disponueshëm për fundjavë sepse kishte një lëndim në kyçin e këmbës pas ndeshjes së Burnley-t kur shënoi golin, kështu që ai do ta humbasë këtë lojë me siguri”, ka thwnw trajneri Ralph Hasenhuttl.