Futbollisti i “Gjilanit’” infektohet me COVID-19, kërkohet anulimi i ndeshjes me "Tre Pennes"

Një futbollist i skuadrës  “Gjilani” ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton Sport Club “Gjilan.”

Si pasojë e këtij infektimi Instituti i Shëndetësisë së San Marions ka kërkuar që takimi i planifikuar për sot Gjilan-Tree Pennes të mos zhvillohet.

“Instituti i Shëndetësisë së San Marinos, ka bërë thirrje që takimi i planifikuar sot të mos të zhvillohet, megjithëse klubi i ka marrë masat e duhura ku ka izoluar futbollistin i cili ka rezultuar pozitiv dhe gjithashtu edhe futbollistin tjetër i cili ka qëndruar me të në një dhomë” ka shkruar Sport Club “Gjilan”.

Skuadra ka njoftuar se  stafi administrativ i klubit po qëndron në kontakt të rregullt me UEFA-n dhe janë  në pritje të vendimit përfundimtar.

Ndeshja mes Tre Pennes dhe Gjilanit ishte planifikuar  të zhvillohet sot në ora 21:00, në stadiumin “Stadio Olimpico di Serrevalle.”