
Substanca narkotike e sekuestruar. Foto: Policia e Kosovës
Fushë-Kosovë, sekuestrohen një armë dhe substanca narkotike, shoqërohen në Polici dy persona
Policia e Kosovës, në dy raste të ndara, sot ka shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar, një burrë dhe një grua.
Zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë të Prishtinës gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë kanë ndaluar një automjet.
Në këtë automjet gjendej i dyshuari Sh.Ll., i moshës 40-vjeçare, tek i cili edhe është gjetur një armë.
Policia ka thënë se ndaj të dyshuarit është hapur rast për armëmbajtje pa leje.
Pas kësaj, zyrtarët e NJRSH-së kanë ndaluar edhe një automjet tjetër në të cilin gjendej e dyshuara J.T., 30 -vjeçare.
Tek e dyshuara policia tha se ka gjetur një sasi të substancave narkotike dhe ndaj saj se është hapur rast për posedim të paautorizuar të narkotikëve.