Ilustrim

Fushë-Kosovë, persona të panjohur tentojnë t’i futen me forcë në shtëpi

Një rast i kanosjes ka ndodhur në Fushë-Kosovë dje 40 minuta pas mesnatës.

Sipas Policisë, një qytetar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e tij, tre persona (njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë i armatosur), duke i trokitur në derë kanë tentuar të futen brenda.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore.