Foto: FSK, Facebook

FSK merr pjesë në një prej ushtrimeve më të mëdha ndërkombëtare - FOTO

Një pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në një nga ushtrimet më të mëdha në Izmir të Turqisë, “Efes 2024”.

“Kontingjeti i FSK-së, nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha i cili realizohet në Izmir të Republikës së Turqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke” – thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ky ushtrim synon prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërinë në mes tyre.