Foto: FSK

FSK jep detaje për operacionin e kërkim-shpëtimit të 59-vjeçares në urën e Fshajt - Pamje

Operacioni që filloi të premten e 16 qershorit, pas njoftimit që një grua dyshohet se ka rënë nga ura e Fshajt në Gjakovë po vazhdon ende.

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës tash e katër ditë janë duke zhvilluar hetimet e tyre për gjetjen e personit të zhdukur me inicialet A.M., moshës 59-vjeçare, njoftoi FSK-ja.

FSK thotë në këtë rast është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të komunës së Gjakovës, e operacioni po kryhet me kërkesën për angazhim të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Kosovës.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u tha se është duke vazhduar deri në gjetjen e personit të zhdukur dhe dorëzimin tek autoritetet kompetente.

Foto: FSK
Foto: FSK
Foto: FSK

FSK-ja vazhdon kërkimet për gruan që dyshohet se ka rënë nga ura e Fshajt në Gjakovë