Foto: Denis Charlet/AFP/Getty Images/CNN

Francezi Zapata kalon kanalin 35 km me hoverboardin fluturues (VIDEO)

Francezi Franky Zapata është bërë personi i parë që kaloi kanalin anglez duke fluturuar me hoverboard, raporton BBC.

Ky lloj hoverboardi është shpikur nga Zapata.

Ai funksionon me kerozinë.

Zapata bëri udhëtimin 35.4 km për 22 minuta.

Zapata ishte parë duke fluturuar me Hoverboard edhe ditën e Pavarësisë së Francës duke parakaluar bashkë me artilerinë franceze.