Majlinda Kelmendi, Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

(FOTO) Zbulohet shtatorja e Majlinda Kelmendit

Është përuruar në qytetin e Pejës, shtatorja e xhudistes olimpike , Majlinda Kelmendi.

Në këtë përurim ishin prezent shumë qytetarë, xhudistë e politikanë.

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, tha se Majlinda Kelmendi është inspirim jo vetëm për qytetarët e Pejës por për të gjithë Kosovën.

“. Faleminderit që dëshmove se lotët e tu u shndërruan në diamant të fuqishëm për secilin qytetarë të Kosovës në mënyre që pavarësisht  sfidave dhe vështirësive në profesionin  tyre shkollën e tyre të mos dorëzohen por ta ngrisin shtetin e tyre në piedestal më të madhë”, tha Osmani

Ajo falënderoi edhe presidentin e Xhudos për ndihmën që ju ka dhënë xhudistëve.

Agron Kuka, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, falënderoj Marius Vizer për ndihmën dhe mbështetjen  e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

“ Ne si komunitet i sportit të xhudos kemi hasur në shumë sfida dhe sakrifica por janë kaluar me punë dhe përkushtim por edhe me fat. Me fat sepse në momentet më kritike të punës sonë në krye të institucionit më të lartë të xhudos në botë ka qenë presidenti Mairus Vizer një njëri me shpirt të madh, mbështetja e tij po kulmon sot më prezencën e tij këtu në zbulimin e shtatores së Majlindës”, tha Kuka.

Minstrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se do të punojnë për ndërtimin e Qendrës së Xhudos në Pejë.

“ Majlinda është krenaria jonë, guximi jonë. Xhudo ka një histori që lidhet me popullin tonë me një pjesë luftarake tonën. Urojmë që të gjithë  xhudistët tanë që do të marrin pjesë në lojërat olimpikë të kthehen me fitore. Ne do të punojmë së bashku më kryetarin Muhaxheri dhe Presidentin e  Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për ndërtimin e Qendrës së Xhudos në Pejë”, tha Dumoshi.