FOTO: Vendi ku ndodhi vdekja e dyshimtë e 33-vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth mesditës në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.

Policia ka konfirmuar për KALLXO.com vdekjen e një 33-vjeçareje.

Rasti po vazhdon të cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Ndërsa, burime të KALLXO.com thonë se viktima është mbytur nga një familjare e saj.

Në prononcimin për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se dyshohet se vdekja është e dhunshme.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive kompetente të Policisë ka shkuar edhe prokurori.

KALLXO.com ka siguruar këto foto nga vendi i ngjarjes.