(FOTO) Policia identifikon edhe 5 të dyshuar për kontrabandë, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për 5 persona të identifikuar e të dyshuar për kontrabandë me mallra në vend, e për të cilët ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tyre.

Me kërkimin e këtyre 5 personave të tjerë, numri i personave të shpallur në kërkim ka shkuar në 10.

Pesë (5) personat e tjerë të shpallur në kërkim me autorizim të prokurorisë kompetente janë:

Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.

 Vehbi (Kadri)Hyseni  dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë.

Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë.

Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.

 Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.

Policia ka shtuar se numrat kontaktues jane: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999 , të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Siç është potencuar edhe më herët, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të dyshuar që kanë kryer sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë gjatë operacionit të realizuar sot.