FOTO: Një i vdekur në Prishtinë, ra nga një ndërtesë

Një person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën “Robert Doll”.

Policia e ka konfirmuar rastin.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili në vendngjarje ka konstatuar  vdekjen e viktimës, i gjinisë mashkullore”, ka thënë për KALLXO.com Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale të Prishtinës.

Sipas zëdhënëses për rastin janë njoftuar institucionet kompetente.