FOTO: Aksident i rëndë në Prizren

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në Prizren.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit.

Në aksident janë të përfshira 3 automjete.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident, por në foto shihet se veturat kanë pësuar dëmtime të mëdha nga përplasja.

Njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Kjo është foto e dërguar nga qytetari.