FOTO - Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht në drejtimin Hani Elezit-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për KALLXO.com se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet.

“Sot në ora 15:25, në autostradën “Arbër Xhaferi” në KM 56, drejtimi Hani Elezit-Prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, të përfshira në aksident janë; një automjet dhe një kamion, me ç’rast përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i automjetit”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhës, deri në këtë fazë ekipet relevante emergjente kanë dalë në vendin e aksidentit, i lënduari është përcjellë për trajtim mjekësor, ndërsa njësia për kontroll dhe menaxhim të trafikut në autostradë po merret me procedurat tjera në vendin e ngjarjes.

Policia ka bërë apel për kujdes në komunikacion.

“Apelojmë tek pjesëmarrësit ne trafik, në veçanti tek drejtuesit e automjeteve që gjatë vozitjes së automjeteve të shtojnë vigjilencën e tyre dhe ngasjen e automjetit ta përshtatin me kushtet e rrugës duke respektuar ne plotëni edhe rregullat qe dalin nga ligji trafikut si për kufizimin e shpejtësisë dhe mbajtjen e distancës në mënyrë që të shmangen aksidentet e tilla që shpesh përfundojnë me pasoja tragjike apo humbje të jetëve njerëzore”, ka thënë Hoxha për KALLXO.com.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës