'FOL' del me njoftim për procesin e intervistimit të kandidatëve për drejtor të RTK-së

Organizata joqeveritare Lëvizja Fol njofton se ka monitoruar procesin e intervistimit të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Sipas njoftimit, Lëvizja FOL thotë se procesi i intervistimit të kandidatëve ka qeni i rregullt dhe transaprent.

“Lëvizja FOL konsideron që procesi i intervistimit të kandidatëve ka qenë i rregullt, transparent dhe anëtarët e komisionit kanë vlerësuar kandidatët në mënyrë të pavarur dhe për secilin poentim kanë dhënë edhe arsyetimin e tyre.”, thuhet në njoftim.

Në njoftim gjithashtu thuhet se kjo organizatë së shpejti do të publikojë raportin e detajuar në lidhje me mbarëvajtjen e këtij procesi.