Foto: Atdhe Mulla
Flutra Kusari mbështetë ankesën e Tinka Kurtit
Juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se ankesa e kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Tinka Kurti, në lidhje me mandatin e deputetes të cilën sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk ia japi asaj, është e drejtë.
“Ankesa e Tinka Kurtit është e drejtë. Çfarë padrejtësie ndaj saj! Unë jam tu plasë prej inati që e kemi sistem kaq të poshtër, e leje ma ajo”, ka shkruar Kusari në Facebook.
Ndaj vendimit të KQZ-së ka reaguar Tinka Kurti nga LVV. Ajo tha se i është bërë e padrejtë.
“Njëjtë jam t`u plasë prej inati pse Vjosa Osmani, gruaja me e votuar e ma e kualifikuar se krejt burrat bashkë në LDK, nuk është bo zv.kryeministre dhe Ministre e Punëve të Brendshme. Në ato pozita ekzekutive janë vendosë burra t’LDK-së që as nuk i afrohen ligës së Vjosës”, thuhet tutje në reagimin e Kusarit.
“Edhe pse kjo është botë që udhëhiqet nga burrat dhe punon ekskluzivisht për interesa të burrave (shumica të pahijshëm e të padijshëm), na s’duhet me u dorëzu, qysh s’po dorëzohen Vjosa e Tinka. #inspirim”, thuhet në fund të postimit të saj.
Tinka Kurti thotë se u diskriminua nga KQZ-ja sepse është grua
www.kallxo.com