Flet Haliti pas gjobitjes për mosmbajtje të maskës

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti është gjobitur sot nga Policia e Kosovës për mosmbajtje të maskës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Pas kësaj, Haliti përmes një postimi në Facebook ka ftuar qytetarët që të mos lëvizin pa maska mbrojtëse.

“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës.

I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, ka shkruar ai.

KALLXO.com raportoi për gjobitjen e Halitit nga ana e Policisë së Kosovës.

Xhavit Haliti dënohet nga Policia për mosmbajtje të maskës në qendër të Prishtinës – FOTO

.