Xhavit Haliti dënohet nga Policia për mosmbajtje të maskës në qendër të Prishtinës - FOTO

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Halit është parë derisa e ka ndaluar Policia e Kosovës për mosmbajtje të maskës.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com në lidhje me këtë çështje duke dërguar edhe foto.

Sipas fotografisë, ai është parë në sheshin “Nëna Tereza” derisa është ndaluar nga zyrtarët policorë.

KALLXO.com ka kontaktuar Halitin, por ai nuk ka pranuar të flasë në lidhje me këtë çështje.

Bartja e maskës është obligative sipas vendimit të fundit të Qeverisë.