Ambasada e Kosoves ne Berlin

Flamuri Kosovës ulet në gjysmë shtizë në Ambasadat e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, sot në mëngjes në shenjë të ditës së zisë së shpallur nga Presidenti i Republikës së Kosovës, ka vendosur flamurin e shtetit në gjysmështizë me rastin e vdekjes së Adem Demaçit.

Flamuri në gjysmështizë pos në Berlin është vendosur sot edhe në Misionet Konsullore të Republikës së Kosovës në Munih, Stuttgart dhe Frankfurt.