Firma ‘Ekologjia’ dezinfekton falas ambientet e Instituti Albanologjik

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka dezinfektuar ambientet e tij, sipas rekomandimit të dhënë nga institucionet për të luftuar përhapjen e Covid-19.

Dezinfektimi i hapësirave të IAP-së, së është bërë falas nga kompania ferizajase, “Ekologjia”.

Zyrtarë të IAP-së kanë thënë për Kallxo.com se dezinfektimi që ishte edhe obligim ligjor është realizuar më 6 prill 2020 dhe është bërë falas nga firma ferizajase.

“Në saje të veprimit bamirës të Kompanisë në fjalë dhe të pronarit të saj, dezinfektimi i hapësirave të përbashkëta të Institutit u kryen falas. Me këtë rast, në emër të organeve të Institutit Albanologjik dhe të punonjësve të tij, falënderoj Kompaninë ‘Ekologjia’ dhe pronarin e saj, z. Ramadan Gashi, për këtë ndihmë të çmueshme”, ka thënë drejtori i IAP-së Hysen Matoshi.