Foto: Facebook/QKK

Filmi "Pa vend" kandidat për European Film Awards 2021

Filmi ‘Pa vend’ është nominuar për në European Film Awards 2021 në kategorinë ‘Film i Shkurtër Evropian’.

Lajmi ëshët publikuar në faqen e “European Film” dhe nga vetë producenti i filmit Eroll Bilibani.

“Edhe pse nuk u bë publike gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve, jurija ndërkombëtare e Cinéfondation dhe e filmave të shkurtër e ka përzgjedhur filmin ‘Pa Vend’ si kandidat i Festivalit të Kanës për Çmimin e Akademisë Europiane të Filmit”, ka thënë Bilibani.

Filmi ‘Pa vend’ i Samir Karahoda është shfaqur  premierë në festivalin e filmit në Kanë të Francës dhe ishte në garë në kategorinë kryesore të filmave të shkurtë për “Palmën e Artë”.